Chiellini betohet për dashuri të përjetshme ndaj Juventusit: Nuk do të vesh kurrë fanellën e një klubi tjetër

Chiellini betohet për dashuri të përjetshme ndaj Juventusit: Nuk do të vesh kurrë fanellën e një klubi tjetër

19:25, 16/04/2021

Flamuri dhe kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellinio ka deklaruar se dëshiron  ta mbyll karrierën në “Allizan Stadium”.

I rritur në akademinë e Livornos, mbrojtësi italian u bashkua me Juventusin në vitin 2005 dhe që prej asaj dite nuk është ndarë kurrë me ta. Në këto 16 vite, Chiellini ka arritur të fitojë 9 Serie A, 4 Kupa Italie, 5 Superkupa Italie dhe 1 Serie-B me Juventusin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sport”, Chiellini u pyet nga gazetari në lidhje me të ardhmen. Ai nuk kishte dyshime, teksa u shpreh se nuk do të luaj kurrë për një fanellë tjetër.

"Unë me siguri nuk do të luaja kurrë me një fanellë tjetër në Itali apo në Evropë, është një merkato fantazie".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco