Pogba paralajmëron Romën: Duam ta fitojmë Europa Leaguen

Pogba paralajmëron Romën: Duam ta fitojmë Europa Leaguen

12:12, 16/04/2021

Paul Pogba ka paralajmëruar kundërshtarin e tyre të ardhshëm, Romën, se janë duke menduar fitimin e titullit në Europa League.

Roma eliminoi Ajaxin në çerekfinale, ndërsa Djajtë e Kuq fituan me rezultat bindës ndaj Granadës.

“Ne i njohim mirë kundërshtarin dhe e dimë mirë historinë e tyre” tha Pogba për Sky Sport Italia pas fitores 2-0 të Manchester United ndaj Granadës.

“Ishte një fitore e bukur. Është ajo që donim. Ne e dinim që ata mund të na krijonin telashe, por ne kishim luajtur një rezultat të mirë në ndeshjen e parë, dhe këtë herë ishte e njëjta gjë”.

“Tani ne përballemi me Romët, që mezi presim të luajmë. Qëllimi ynë është ta fitojmë këtë trofe ”

Fituesi i Kupës së Botës France nuk ka shënuar kurrë kundër Romës në karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco