Pique rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Mbretit

Pique rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Mbretit

10:25, 16/04/2021

Barcelona duket se nuk do të jetë me ekip të plotë për ndeshjen finale ndaj Athletic Bilbao në Kupën e Mbretit.

Gerard Pique nuk ndihet mirë në gju dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 17 prillit. Burime të mediave spanjolle pranë Barcelonës thonë se mbrojtësi është ende duke luftuar me dhimbje në muskulin e gjurit dhe mund të humbasë finalen e Copa Del Rey.

Kapiteni i dytë i Blaugranëve ka udhëtuar me klubin për në Sevilla, aty edhe ku do të zhvillohet finalja e madhe, mirëpo nuk duket se do të ketë minutazh për të në këtë takim.

Barcelona do mundohet që të fitojë trofeun e 31-të në histori të Copa del Rey, ndërsa Athletic Bilbao është skuadra e dytë që ka fituar më shumë këtë titull (plot 23 herë).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco