Nga 500, në 10 mijë e 3 milion euro: Sa para vlen ‘Katar 2022’ për Shqipërinë

Nga 500, në 10 mijë e 3 milion euro: Sa para vlen ‘Katar 2022’ për Shqipërinë

08:54, 16/04/2021

Shqipëria ka nisur fazën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” dhe kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja kanë mposhtur skuadrat e San Marinos dhe Andorrës, kurse Anglia i ka mposhtur në stadiumin “Air Albania”.

Rezultatet e deritanishme kanë qenë të pritshme, ndërkohë që lojtarët kanë marrë edhe premio për triumfin e arritur në Andorra. “Panorama Sport” në numrin e saj të sotshëm ka publikuar edhe listën e premiove për çdo ndeshje.

Premio më e lartë është për fitoren kundër Anglisë në transfertë, 10 mijë euro për futbollist, kurse barazimi vlen 6 mijë euro. 8000 euro vlen triumfi në Poloni, kurse dy më pak në Hungari. Në listën e publikuar dallohet që vetëm për San Marinon s’ka premio, sikurse për barazimet me Andorrën.

FSHF, në raste se kuqezinjtë arrijnë të kualifikohen në Botërorin “Katar 2022”, do të shpërndajnë 3 milion euro, një shumë mjaft e madhe që sigurisht mbulohet nga të ardhurat që përfitohen nga FIFA për një arritje që do të ishte historike për vendin tonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco