Eros Grezda feston ditëlindjen e 26-të sot. Lojtari i lindur në Gjakovë ka zhvilluar 4 paraqitje këtë sezon me Osijek në Kroaci duke shënuar dhe një gol.
Nuk mund të mungonte një urim nga Klubi. Osijek ka zgjedhur gjuhën shqipe dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Eros! Të dëshirojm çdo të mirë!”. Mënyre unike kjo e kroatëve, të cilët zbukurojnë ditën e Grezdës.
Ky sezon nuk ka qënë dhe aq pozitiv për shqiptarin. Numri i paraqitjeve tregon lëkundshmëri në formën e tij. Gjithsesi, shpresojmë që Eros Grezda të rikthehet sa më parë protagonist.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: