Crvena Zvezda dënohet për fyerjet raciste ndaj Ibrahimovic

Crvena Zvezda dënohet për fyerjet raciste ndaj Ibrahimovic

10:48, 15/04/2021

UEFA ka vendosur që të dënojë klubin e Crvena Zvezdës, pasi tifozët kanë abuzuar në mënyrë racore me yllin e Milanit.

Ibrahimovic ishte në stol gjatë ndeshjes ndaj Milanit në raundin e 32-të të Europa Leagues. Kjo ndeshje ishte menduar se do të luhej me dyer të mbyllura, megjithatë dikush – ende i paidentifikuar – u kap nga kamera duke fyer suedezin.

Familja e tij e kishte origjinën nga Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia, kështu që komiteti disiplinor i UEFA konfirmoi fyerjet raciste dhe brohoritjet provokuese, ofenduese ndaj tij.

UEFA ka gjobitur me një gjobë prej 25,000 €  ekipin nga Beogradi dhe ka urdhëruar që loja e tyre e radhës në shtëpi e UEFA-s të luhet me  dyer të mbyllura.

Përveç kësaj, klubi u gjobit me 5,000 € për shkelje të protokolleve COVID duke lejuar disa tifozë të hynin dhe mos zbatimi i masave të distancimit social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco