Champions/ Manchester City mposht Dortmund dhe kalon në gjysmëfinale

Champions/ Manchester City mposht Dortmund dhe kalon në gjysmëfinale

22:51, 14/04/2021

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. “Qytetarët” fituan edhe në takimin e dytë 2-1 ndaj Borussia Dortmund, duke prerë biletën për në raundin tjetër të këtij kompeticioni madhor.

Fillimisht ishin gjermanët që kaluan të parët në avantazh, me anë të Jude Bellingham, në minutën e 15-të. Mirëpo, skuadra angleze nuk u dorëzua dhe arriti të përmbyste rezultatin, falë golave të Riyad Mahrez (penallti, minuta 55-të) dhe Phil Foden (minuta 75-të).

Manchester City do të përballet me PSG-në në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco