Goditi me shkelm futbollistin e Vllaznisë, reagon Obanor: Kërkoj falje, por Marku më ofendoi mua dhe familjen time

Goditi me shkelm futbollistin e Vllaznisë, reagon Obanor: Kërkoj falje, por Marku më ofendoi mua dhe familjen time

20:53, 14/04/2021

Futbollisti i Laçit, Erhun Obanor, ka reaguar pas gjestit të shëmtuar në fundin e ndeshjes ndaj Vllaznisë, ku goditi me shkelm në stil “kung fu”, lojtarin e skuadrës shkodrane Herald Marku. Sipas 25-vjeçarit nigerian, Marku, e ka quajtur “majmun i zi”, gjatë gjithë ndeshjes, duke i ofenduar familjen.

REAGIMI I OBANOR:

“Së pari, dua të them më fal për të gjithë ata që panë këtë ndeshje dhe atë që bëra në fund të lojës. Unë marr përgjegjësi për këtë. Por gjithashtu dua t’u tregoj të gjithëve arsyen pse e bëra këtë. Futbolli është një lojë për të shijuar dhe lojë e ndershme, por numri 10 i Vllaznisë, më ofendoi mua dhe familjen time në lojë duke përdorur fjalë të këqija dhe më e keqja nga të gjitha, ai më thirri për 90 minuta “majmun i zi”. Nuk ka vend për racizëm. Në këtë lojë ne jemi të gjithë të njëjtë dhe të gjithë jemi qenie njerëzore”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco