E dashura e Marco Verratit, Jessica Aidi, është tallur me sulmuesin e Bayern Munich, Thomas Muller, pasi Paris Saint-Germaini kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët fituan 1-0 ndeshjen e dytë çerekfinale në Paris, por PSG-ja u kualifikua në gjysmëfinalen falë golave në transfertë pas rezultatit të përgjithshëm 3:3.
Kur Bayernit i ra shorti të luajë kundër PSG-së në çerekfinale, Muller e postoi një video në rrjetet sociale duke i thënë lamtumirë kampionit francez paraprakisht: “Au revoir”.
Pasi PSG-ja ia doli ta eliminojë Bayernin, e dashura e mesfushorit italian të klubit francez iu kundërpërgjigj sulmuesit gjerman.
Ajo e postoi një video në Instagram: “Më vjen keq, s’më vjen keq. Au revoir”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: