Neymari shpjegon përse festoi në fytyrë të Joshua Kimmich

Neymari shpjegon përse festoi në fytyrë të Joshua Kimmich

12:27, 14/04/2021

Neymari ka shpjeguar përse festoi  në fytyrë të Joshua Kimmich, pasi Paris Saint-Germaini e eliminoi Bayern Munichun nga Champions League.

Bavarezët fituan 1-0 ndeshjen e dytë çerekfinale në Paris, por PSG-ja u kualifikua në gjysmëfinalen falë golave në transfertë pas rezultatit të përgjithshëm 3:3. Sulmuesi brazilian bërtiti në fytyrë të mesfushorit gjerman para se të përqafohej me shokët e skuadrës.

Para ndeshjes, Kimmich e kishte shprehur haptazi besimin se Bayerni do të kualifikohej në gjysmëfinale dhe pse Neymari e mohoi se u përpoq ta ngacmonte kundërshtarin me atë festim, braziliani la të kuptohej se Kimmich e kishte shijuar karmën.

“Unë nuk po përpiqesha ta provokoja Kimmich, thjesht doja të festoja dhe Leo (Paredes) ishte aty”, tha Neymar pas ndeshjes.

“Kimmich e pashë thjesht para meje dhe ne festuam së bashku, por them se fati deshi që ai të ishte aty përballë meje”, shpjegoi Neymari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco