Flick largohet në fund të sezonit, ja kush do të bëhet trajner i ri i Bayernit

Flick largohet në fund të sezonit, ja kush do të bëhet trajner i ri i Bayernit

11:08, 14/04/2021

Ka marrë fund aventura e Hansi Flick te stoli i Bayern Munchen.

Trajneri gjerman, sipas asaj që Lothar Matthaus ka thënë për Sky, do të largohet në fund të sezonit pasi ka marrë ofertë nga DFB (Federata Gjermane) për të drejtuar kombëtaren e Gjermanisë pas largimit të Low. Veç kësaj, në vend të tij pritet të ulet trajneri i talentuar dhe i ri i Leipzig, Nagelsmann.

Flick do të largohet ndoshta edhe më një tjetër titull kampion dhe pasi ngriti sezonin e shkuar të gjithë trofetë e mundshëm që ekziston, plot 6 të tillë (titull, Champions, Kupë, Superkupë, Superkupë Europe dhe Botëror Klubesh). Këtë vit, Bayern u eliminua nga Champions League dhe gjithashtu ishte eliminuar me kohë nga Kupa e Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco