Pochettino: Eliminuam një skuadër fantastike, synojmë trofeun e Championsit!

Pochettino: Eliminuam një skuadër fantastike, synojmë trofeun e Championsit!

09:43, 14/04/2021

Mauricio Pochettino ndoshta ka bërë arritjen më të madhe të karrierës së tij duke eliminuar armatën ndoshta më të fortë në qarkullim, Bajernin e Mynihut.

Trajneri i PSG-së, i cili i morri francezët pasi sezoni kishte nisur shfrytëzoi ndoshta momentin më të pafat të gjermanëve dhe kalon në gjysmëfinalet e Champions-it:

“Ndryshe nga ndeshja e parë korrigjuam shumë gjëra në mbrojtje kundrejt ndeshjes së parë. Mendoj se në këtë aspekt bëmë shumë përparime, por nga ana tjetër gabuam disa lëvizje në sulm. Duke parë rastet, një gol duhej ta kishim shënuar, pasi rrezikuam deri në fund. Eliminuam një skuadër fantastike dhe kjo do të thotë se kemi cilësi për ta synuar trofeun”, tha Pochettino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco