Tuchel: Kam frikë! Nuk doja të përballesha me këtë skuadër në Champions

Tuchel: Kam frikë! Nuk doja të përballesha me këtë skuadër në Champions

08:54, 14/04/2021

Trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel ka folur pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions Leagues.

Tekniku i skuadrës lonidneze nuk dëshiron që në fazën tjetër të luajë kundër Liverpoolit.

“Ishte një ndeshje e luftuar dhe e vështirë. Ndoshta nuk ishte ndeshja ideale për t’u parë në TV, por nga stoli ishte një ndeshje shumë e tensionuar dhe e shpejtë. Ishte shumë e vështirë të luaje ndaj një skuadre si Porto dhe t’i shmangeshe presingut të tyre.

Me minutat që kalonin ne u përmirësuam në lojën tonë. Mbrojtëm mirë dhe nuk meitonim të pësonim gol. Në tërësi, brenda 180 minutave të të dy ndeshjeve, mendoj se e merituam kualifikimin. Porto është një ekip që i bën kundërshtarët të stepen, njësoj siç bëri me Juventusin. Goli i Portos ishte shumë i bukur, por me fat dhe pa përfshirë atë gol, ne nuk u rrezikuam në asnjë rast tjetër.

Gjysmëfinalja kundërshtari? "Nuk është se kam ndonjë dëshirë për fazën tjetër, por në përgjithësi, nuk kam dëshirë që të përballem në kompeticione europiane me ekipe nga i njëjti kampionat. Do ta shoh ndeshjen Liverpool - Real, madje me kënaqësi, pasi e shohim si gjysmëfinalistë dhe më pas të shohim çfarë do të ndodhë. Nga Liverpooli kam frikë, një skuadër me shumë potencial dhe na njeh mirë”, përfundoi Tuchel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco