Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

'Hakmerret' PSG, eliminon Bayern Munich nga Liga e Kampioneve

'Hakmerret' PSG, eliminon Bayern Munich nga Liga e Kampioneve

23:00, 13/04/2021

Paris Saint Germain ka kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Edhe pse humbën 0-1 kundër Bayern Munich në çerekfinalen e dytën në “Parc des Princes”, PSG u kualifikua në turin tjetër, për shkak se kishin triumfuar në “Allianz Arena” me rezultatin 2-3.

Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur dhe emocionuese, me skuadrat që patën raste të shumta për të shënuar.

Choupo-Moting shënoi për bavarezët në minutën e 40-të të takimit, por goli i tij nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Gjithashtu edhe francezët kishin raste të pastra shënimi në ndeshjen e sotme, por shtylla dhe fati e ndaluan disa herë Neymarin për të shënuar.

Skuadra e Pochetinos do të përballet me fituesin e çiftit, Manchester City-Borusia Dormtund.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco