Memelli: Teuta ka bërë mirë, por ne synojmë finalen e Kupës

Memelli: Teuta ka bërë mirë, por ne synojmë finalen e Kupës

16:45, 13/04/2021

Migen Memelli shfaqet optimist para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Teutës në Kupën e Shqipërisë. Në një intervistë për Supersport numri 1 i stolit të korçarëve theksoi se skuadra që ai drejton do të bëjë të pamundurën për të prekur finalen.

“Do t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi nesër përballë Teutën, një skuadër që ka bërë mirë në kampionat. Ne do t’i japim rëndësi Kupës, për të shkuar në finale. Nuk e di a e ka Skënderbeu potencialin për të luftuar në të dyja frontet, por ajo që është se cilësia e lojtarëve dhe angazhimi që ata kanë na japin të drejtën që të tentojmë. Pa diskutim mua më intereson që lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm që kemi një ndeshje të radhës për të luajtur dhe asgjë më tepër”.

Në fund Memelli e pranon se Teuta ka një grup me shumë futbollistë dhe mund të bëjë edhe rotacion e të jetë më e freskët.

“Teuta ka luksin të bëjë rotacion dhe ne do ta analizojmë se çfarë kanë bërë mirë apo keq në dy ndeshjet e fundit. Sigurisht pastaj do të shohim edhe mundësitë tona për të ecur përpara në Kupë”, është shprehur trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco