'Banda e Rilindjes po blen votën', kandidati për President tregon kaosin në KOKSH

'Banda e Rilindjes po blen votën', kandidati për President tregon kaosin në KOKSH

12:45, 13/04/2021

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do zhvillojë të shtunën e 17 prillit Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore për zgjedhjen e presidentit të ri. Mes kandidatëve dhe Federatave që e përbëjnë KOKSH ka plasur një “luftë” e madhe me akuza dhe kundërakuza për blerje vote.

Teksa KOKSH ka lënë jashtë saj FSHF-në, ka pasur një reagim edhe nga Armand Duka. Në lidhje me situatën e nderë ka reaguar edhe kandidati për president, Martin Biba. Ky I fundit tregon se sporti po përzjehet me politikën, ndërsa “Banda e Rilindjes kandidon për president një deputet të saj”. Biba tregon se po përjashtohen anëtarët me mungesë dokumentacioni, teksa shkon më tej duke u shprehur se janë blerë anëtarët me votën që shkon nga 4-6 mijë euro.

Reagimi:

Gara për Presidentin e KOKSH ( Komiteti OIimpik Shqiptar) dhe organeve drejtuese më 17 Prill 2021, akoma nuk dihet se ku do mbahet dhe në çfarë ore zhvillohet Asambleja e “Zakonshme” Zgjedhore.Një javë e ndan sportin tonë nga “zgjedhjet” në organin më të lartë dhe të përfaqësimit në Lojrat Olimpike TOKIO 2020 të cilat mbahen në Japoni, Korrik-Gusht 2021.Kam shkruajtur shpesh herë dhe jam prononcuar publikisht se KOKSH duhet të zgjidhë dhe të ndryshoj rrugën e greminës që ka marrë prej shumë vitesh dhe ja ku jemi

1- Organizim i çorientuar i disa asambleve të jashtligjshme dhe gjoja të ligjshme;

2- Asamble e Zakonshme Zgjedhore për organet e reja drejtuese të KOKSH një javë para zgjedhjeve politike në vend( 17 Prill 2021 KOKSH dhe me 25 Prill 2021 politike);

3- Banda e “rilindjes” kandidon për President një deputet të sajin dhe ka ngritur celulën e ushtrimit të presionit të blerjes së votës, shantazhin me presionet polike të pushtetit por dhe krimit të organizuar që tashmë e do dhe KOKSH-in nën kontroll;

4- Presioni i mos pranimit të mbi 20 federatave sportive si anëtare të asmblesë me të drejtë vote me motivin ” mungesë dokumentacioni” dhe mos pagimin e kuotizacionit, pa i paralajmëruar dhe skualifikimin e një kandidati tjetër për President për mungesë dokumentacioni;

5- Presidenti i shkarkuar vazhdon proçedurat ligjore në gjykata dhe ka dërguar në prokurori për korrupsion gjysmën e këtyre organeve që organizojnë këtë asamble;

6- Asambleja do të zhvillohet një muaj mbasi u miratua statuti i KOKSH dhe i KVE ( Komisioni i Vlerësimi të Etikës ). Sa mund të zbatohet ky statut dhe KVE të funksionojë me efiçensë të plotë për një muaj kuptojeni vetë;

7- Vazhdon hilja dhe gracka burokratike për drejtuesit e federatave me shpresën e manipulimit të votës se me gjasë tani e kemi nën kontroll çdo gje dhe nga ata të skualifikuarit ata që janë me ne (bandën e rilindjes ) do ti lejojmë e ata që janë kundër nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, pra vetëm votat pro tyre;

8- Blerja e votave shkon nga 4 mijë euro deri 6 mijë euro sipas fjalëve dhe thashethemeve në ambjentet parazgjedhore e parapolitike në KOKSH( kjo duhet vertetuar se a do të ndodhë një natë parazgjedhjeve apo më parë ), ” rilindja” e ka zakon ta bëjë se nuk e ka për herë të parë.Unë jam Kandidati për President i KOKSH dhe ju bëj thirrje duke besuart fort në shumicën dërrmuese të anëtarëve të Asmblesë që me votën e tyre ta ndryshojnë këtë situatë dhe ti dërgojnë në shpi ata që e kanë prurë KOKSH- in në këtë situatë.

Ju garantoj se kush do të përfshihet në këto pazare nuk do të ketë vend më në KOKSH-in e të ardhmes! Pres me padurim që të punojmë sëbashku për të mirën e fedratave sportive dhe të olimpizmit shqiptar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco