Ka shënuar 9 gola këtë sezon në Shqipëri, sulmuesi rikthehet në Superligë

Ka shënuar 9 gola këtë sezon në Shqipëri, sulmuesi rikthehet në Superligë

10:12, 13/04/2021

Kastrioti u mposht 0-3 nga Kukësi fundjavën që lamë pas. Krutanët nuk dolën në lojën e tyre, teksa në sulm u vu re mungesa e Da Silvës. Braziliani ka disa javë I dëmtuar, duke qenë mungesë e rëndësishme për të tijtë. 25 vjeçari pritet të jetë gati për sfidën e radhës, atë ndaj Partizanit që do luhet të shtunë në 16:00, newsport.

Vetë trajneri Ramazan Ndreu ka bërë me dije se lojtari do jetë gati për duelin e radhës në kampionat, duke qenë një forcë e shtuar në sulm. Da Silva ia ka dalë të shënojë nëntë gola këtë sezon me Kastriotin, ndërsa është lojtari me më shumë realizime te të tijtë. Probleme nga dëmtimet kanë shfaqur edhe Bardhi e Nuriu te Kastrioti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco