Champions/ Dy skuadra sot presin biletën për gjysmëfinale, favorite PSG dhe Chelsea

Champions/ Dy skuadra sot presin biletën për gjysmëfinale, favorite PSG dhe Chelsea

09:29, 13/04/2021

Sot përcaktohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Champions League.

Në orën 21:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Parkun e Princave” ku PSG-ja do të presë Bayern Munchen ku francezët janë më të avantazhuar falë fitores 3-2 në Gjermani.

Bavarezët do të synojnë përmbysjen e madhe, kurse PSG-ja do të mundohet të finalizojë çështjen e kualifikimit.

Në krahun tjetër Chelsea pret në shtëpi Porton. Londinezët janë favorit për të prerë një biletë për gjysmëfinale pasi një javë më parë fituan 2-0 në Portugali.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco