Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Mbappe drejt Realit, PSG-ja gjen zëvendësuesin e sulmuesit francez

Mbappe drejt Realit, PSG-ja gjen zëvendësuesin e sulmuesit francez

11:39, 12/04/2021

Paris Saint-Germain gjen pasuesin e Mbappe.

Sipas “Telefoot”, PSG e konsideron yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah si favoritin për ta zëvendësuar Kylian Mbappen.

E ardhmja e francezit shihet larg “Parkut të Princave” pasi ëndërron kalimin tek Real Madrid. Mbappe thuhet se ia ka bërë të qartë “Parisienëve” se do largohet në verë, prandaj gjiganti francez është në kërkim të pasuesit. Sipas gazetës italiane, Salah shihet si më favoriti dhe negociatat tashmë kanë nisur.

Salah ka kontratë me “Reds” deri në verën e vitit 2023, por asnjëherë nuk e ka mohuar largimin nga “Anfield”. Në rast që Mbappe shitet për një vlerë të lartë, atëherë klubi francez do të këtë mjaftueshëm para për të financuar transferimin e egjiptianit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco