Ronaldo tërbohet në fund të ndeshjes dhe hedh në tokë fanellën, flet Pirlo...

Ronaldo tërbohet në fund të ndeshjes dhe hedh në tokë fanellën, flet Pirlo...

10:30, 12/04/2021

Juventus mori një fitore të rëndësishme ndaj Genoa (3-1), në kuadër të luftës për zonën Champions, por Cristiano Ronaldo ishte shumë i pakënaqur në fund të ndeshjes.

Pas vërshëllimës përfundimtare, portugezi hoqi fanelën me tërbim dhe e hodhi në tokë. Arsyeja? Nuk kishte arritur të shënonte gol.

Skena nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët e Juves, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale ndaj këtij gjesti.

Trajneri bardhezi, Andrea Pirlo, deklaroi pas ndeshjes: “Është normale dëshira e tij për të shënuar, kështu e kanë kampionët. Donte të linte gjurmën e tij në këtë ndeshje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco