Ndeshet/ Superliga luhet në një ditë, në mesjavë zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës

Ndeshet/ Superliga luhet në një ditë, në mesjavë zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës

08:47, 12/04/2021

Skuadrat tanimë do kenë ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjet e radhës, ndërsa vëmendja shkon në mesjavë, aty ku do zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Të mërkurën e 14 prillit, do zhvillohen dy duelet, që marrin jetë në 16:00. Kështu, Vllaznia pret Laçin ndërsa Teuta luan me Skënderbeun. Ndeshjet janë me një takim dhe do mësohen skuadrat finaliste.

Pas së mërkurës, klubet e Superligës do mendojnë për javën e 28, aty ku ka përballje interesante në nisjen e fazës së katërt. Duelet janë përcaktuar për t’u zhvilluar të diel në 18 prill, me oraret që ende nuk janë përcaktuar.

Java 28 – Superliga, e diel (Axhenda)

Kukësi – Tirana

Skënderbeu – Teuta

Apolonia – Vllaznia

Laçi – Bylis

Partizani – Kastrioti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco