Hodhi fanellën në tokë? Juventus i del në mbrojtje Ronaldo-s

Hodhi fanellën në tokë? Juventus i del në mbrojtje Ronaldo-s

21:05, 11/04/2021

Juventus fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Genoa-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie-A.

Mirëpo takimi u la në hije për shkak të një veprimi të Cristiano Ronaldo-s në fundin e takimit. Pas vërshëllimës së arbitrit, ylli portugez hoqi fanellën e tij duke e hedhur në toke dhe u nis drejt dhomave të zhveshjes. Ky veprim është kapur nga kamerat, dhe kritikat ishin të shumta.

Menjëherë në mbrojtje të 36 vjeçarit, ka dalë klubi i Juventusit. Ata janë shprehur se Ronaldo hodhi fanellën në drejtim të njërit prej djemve që kap topat prapa portës. Sipas tyre djali u fut menjëherë në fushë dhe e mori bluzën.

Nga fotot që qarkullojnë në rrjet shihet djaloshi me fanellën në dorë.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco