VIDEO/ Real Madrid fiton në ‘El Clasico’ përballë Barcelonës

VIDEO/ Real Madrid fiton në ‘El Clasico’ përballë Barcelonës

22:52, 10/04/2021

Real Madrid ka fituar “El Clasicon” përballë Barcelonës.

Madrilenët mposhtën 2-1 katalanasit në “Alfredo di Stefano” e vlefshme për javën e 30-t në La Liga.

Fillimisht Benzema realizoi në minutën e 13-të një gol shumë të bukur me finte, ndërsa në të 28-tën, Kroos shënoi nga goditja e dënimit.

Gjatë pjesës së dytë Barcelona u “zgjua” duke ngushtuar difeencën në 2-1. Në minutën e 60’ ishte Oscar Mingueza i cili shënoi golin e parë në “El Clasico”.

Deri në minutat e fundit rezultati qëndroi i pandryshuar dhe Reali merr 3 pikë të arta. Pas kësaj fitore Real madrid merr provizorisht kryesimin me 66 pikë të grumbulluara po aq sa Atletico që të dielën luan kundër Betis. Kurse Barcelona renditet në vendin e 3-të me 65 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco