Lajmi i fundit

Bilanci ditor i Covid/ 50 raste të reja, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Kartoni i kuq/ Pioli: Fola me Ibran, më tregoi çfarë i kishte thënë gjyqtarit

Kartoni i kuq/ Pioli: Fola me Ibran, më tregoi çfarë i kishte thënë gjyqtarit

21:12, 10/04/2021

Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua në mënyrë misterioze me kartonin e kuq.

Suedezi ishte duke ecur në mesin e fushës kur po ndodhte një duel ndërmjet lojtarit të Parmas dhe Calhanoglut. Por si duket, Ibrahimovic duhet ti ketë thënë diçka gjyqtarit, pasi ai u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli u pyet për veprimin e gjyqtarit dhe për atë se çfarë kishte ndodhur.

“Sapo kam folur me Zlatanin, ai nuk ka treguar mungesë respekti ndaj tij dhe mbi të gjitha nuk e ka fyer”, tha ai.

Vendimi i gjyqtarit? “Mua Zlatani më tha që i kishte thënë këto fjali ‘Vërtetë që nuk të interesojnë ato çfarë them unë?”, tha Pioli.

“Më vjen keq sepse në ndeshje kishte akoma situata të rrezikshme dhe ky rast e ndryshoi takimin”, përfundoi Stefano Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco