Milani mposht Parmën, Ibra ndëshkohet me karton të kuq

Milani mposht Parmën, Ibra ndëshkohet me karton të kuq

20:11, 10/04/2021

Milan ka arritur të arkëtojë tre pikë në transfertë tek Parma.

“Rossonerët” e nisën ndeshjen mirë, ku në fillim Zlatan Ibrahimovic asistoi për Ante Rebic i cili zhbllokoi rezultatin në min (8’).

Në fundin e pjesës së parë, Franck Kessie e dyfishoi avantazhin e Milanit.

Në pjesën e dytë, Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua me të kuq në min (61’). Që nga ky moment, “Rossonerët” ishin me një lojtar më pak në fushë.

Riccardo Gagliolo shënoi gol në min (67’) duke ngushtuar rezultatin. Megjithatë, Milani luajti mirë dhe arriti të marrë tre pikë në udhëtim. Në fund, në skenë doli Rafael Leao, i cili shfrytëzoi një asistim nga Diogo Dalot dhe shënoi gol për të vulosur fitoren e Milanit.

Leao shënoi në min (90+4).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco