Skandali në KOKSH, përjashtohet FSHF-ja dhe 22 Federata të tjera nga zgjedhjet

Skandali në KOKSH, përjashtohet FSHF-ja dhe 22 Federata të tjera nga zgjedhjet

16:33, 08/04/2021

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, prej kohësh është në një kaos total. Institucioni më i lartë i sportit në vend, po përgatit në mënyrë të dyshimtë Asamblenë e Përgjithshme të 17 prillit, nga ku do të dalë presidenti dhe trupa drejtuese e tij.  Në vendimin e zbuluar së fundmi nga “Balkanweb”, shihet që është lënë pa të drejtë vote, shumica e federatave anëtare, disa prej tyre më të rëndësishmet dhe më të suksesshmet e sportit shqiptar.

Në dokumentin e hartuar nga Komisioni Verifikimit dhe Etikës, që nuk dihet se nga cilët persona përbëhet, por gjithsesi që për nga rëndësia duhet të ishte shumë zyrtar dhe në mënyrë protokollore duhej t’i dorëzohej anëtarëve të KOKSH bëhet e ditur se 23 Federata, për arsye të ndryshme, si mungesa e listës së aktiviteteve të vitit 2020, apo pagesës së kotës financiare të përvitshme nuk kanë të drejtë vote në Asamblenë e 17 prillit. Ndër to është edhe Federata e Futbollit, ajo e Mundjes, Atletikës dhe Peshëngritjes. Në listën e siguruar, mund të votojnë vetëm 18 federata, pra më pak se numri i atyre që janë përjashtuar.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit, janë lënë jashtë garës edhe kandidatë të tjerë për postet drejtuese në KOKSH. Nga ky dokument zbulohet se Fidel Ylli, Martin Biba dhe Vojo Malo janë kandidatë për president ndërsa është jashtë gare për mungesë dokumentacioni është kandidati tjetër Artan Shytaj.

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco