Lamtumirë Europian? Shtyhet kthimi në fushë për Zaniolon

Lamtumirë Europian? Shtyhet kthimi në fushë për Zaniolon

15:39, 08/04/2021

Përvoja e hidhur e Nicolo Zaniolo-s nuk ka mbaruar ende. I dëmtuar në gjurin e djathtë në janar të 2020 e më pas në gjurin e majtë në shtator të 2020, talenti italian shpresonte të luante në Europian, pas shtyrjes me një vit nga ana e UEFA-s (ishte planifikuar për t’u luajtur në 2020 por u shty për në 2021 për shkak të pandemisë).

Mirëpo nuk paska qenë e shkruar që diçka e tillë të ndodhë, pasi mjeku që e ka operuar Christian Fink ka rekomanduar ende 3-4 javë punë individuale dhe më pas mund të nisë stërvitjen me grupin, por me të rinjtë, duke bërë që rikthimi në fushë me skuadrën e parë të Romës të jetë në fund të sezonit, ndoshta në javën e fundit. Në këtë mënyrë shumë e vështirë, praktikisht e pamundur që Mancini ta përfshijë në listë. Nuk ishte e shkruar që Nicolo Zaniolo të luante në Euro 2020 dhe i duhet të presë Botërorin e Katarit për të debutuar në një kompeticion madhor me fanellën e Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco