Një futbollist vendos rekord shpejtësie te Tirana, mesfushori impresionon stafin teknik

Një futbollist vendos rekord shpejtësie te Tirana, mesfushori impresionon stafin teknik

15:13, 08/04/2021

Tirana fitoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Apolonisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Mirëpo përveç suksesit në grup, klubi bardheblu ditën e sotme ka bërë me dije një rekord të vendosur nga futbollisti ganez, Isaac Gyamfi në sfidën kundër fierakëve.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas bëri të ditur se sistemi GPS ka treguar se afrikani ka arritur të vrapojë deri në 35,6 km/h.

Klubi i çudirave! Lojtari Isaac Gyamfi ka impresionuar stafin teknik me rezultatet e performancës së tij në ndeshjen e fundit Tirana-Apolonia. Sistemi GPS i mundësuar nga kompania prestigjoze Koreane Fitogether.Inc tregoi në të dhënat e fundit se lojtari ka thyer rekordin e shpejtësisë brenda skuadrës, duke arritur të vrapojë deri në 35,6 km/h në minutën e 83’ të ndeshjes në një nivel që klasifikohet si nivel i shpejtësisë së lartë. Mund të themi se ky është një virtyt i rëndësishëm i mesfushorit dhe monitorimi i performancave do të përforcojë me shumë punën e skuadrës në fushë. #nejemitirona

@fitogether.football @isaacgyamfi55

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco