Bayern vazhdon të vendosë 'tela me gjemba' rreth Hans-Dieter Flick

Bayern vazhdon të vendosë 'tela me gjemba' rreth Hans-Dieter Flick

14:20, 08/04/2021

Nëse e ardhmja e Hans-Dieter Flick si trajner i Bayern Munich është pak e paqartë, bosi i klubit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge e kundërshtoi largimin e teknikut 56 vjeçar. Ai veçanërisht i dërgoi një mesazh Federatës Gjermane, që po kërkon për një trajner pas Euro 2020.

Në një intervistë për “The Atletic”, Rummenigge vuri në dukje problemet strukturore brenda Federatës: "Unë do të këshilloja (FA Gjermane) të mbyllte problemet dhe të kthehet në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur. Por duhet t’i planifikojnë pa Hansi-n. Përvoja ime më tregon se trajnerët që punojnë mirë në Bayern qëndrojnë shumë gjatë. Hansi ka të njëjtën filozofi dhe të njëjtën ndjeshmëri si Jupp (Heynckes). Unë i thashë atij, 'ti mund të jesh vëllai i Jupp ose djali i tij.'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco