I mori autograf Haaland-it, zbulohet arsyeja fisnike që nxiti arbitrin ta bënte atë veprim

I mori autograf Haaland-it, zbulohet arsyeja fisnike që nxiti arbitrin ta bënte atë veprim

13:51, 08/04/2021

Video që tregonte një nga ndihmësit e gjyqtarit rumun, Ovidiu Hategan , duke i kërkuar një autograf, Erling Haaland, pas përfundimit të ndeshjes çerekfinale në Ligën e Kampionëve , midis Manchester City dhe Dortmund (2-1), shkaktoi polemika të shumta në rrjetet sociale.

Arbitri anësor rumun, Octavian Sovre mori shumë kritika për skenën që ndodhi në “Etihat Stadium”. Megjithatë ky veprim i Sovre nuk ishte për qëllime personale, por për arsye më madhore.

Sovre është prej 5 vitesh pjesë e shoqatës së fëmijëve me autizëm në Rumani, dhe qëllimi i tyre është të mbledhin fonde në mënyrë që të ndihmojnë në kurimin e të sëmurëve, dhe veprimi i Sovre ka ardhur pikërisht për këtë qëllim.

Një veprim prekës ky nga ana e rumunit, që ka surprizuar shumë njerëz të cilët e kanë mbështetur në rrjetet sociale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco