Ramos: Pa Leo Messi, Real Madrid do kishte fituar më shumë tituj

Ramos: Pa Leo Messi, Real Madrid do kishte fituar më shumë tituj

11:30, 08/04/2021

Nëse ka një lojtar që Sergio Ramos e “urren”, përgjigjja ndoshta është Lionel Messi. Kapiteni i Real Madrid beson se skuadra e tij mund të fitonte më shumë trofe nëse Messi nuk luante për Barcelonën .

Image

Rivaliteti midis Real Madrid dhe Barcelona ka qenë gjithmonë kyç në luftën për trofeun e La Liga. Sidoqoftë, nuk mund të mohohet që spektakli dhe emocioni është ulur që kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid.

Image

“Ne e kemi vuajtur faktin që Barcelona kishte Messin. Nëse nuk do ta kishte dhe ne nuk do ta kishim kundër, mendoj se do të kishim fituar më shumë tituj. Ishte një periudhë kur ne e matëm veten kundër Barcelonës më të mirë në histori. Ne kishim një trajner të shkëlqyer si Mourinho, por ishte e vështirë për ne të përballeshim me ta. Ne nuk fituam shumë dhe kjo ndodhi edhe për faktin se kishte shumë tension të krijuar nga ne vetë ose nga ata. Të gjithë mendoj se kemi bërë gabime”, është shprehur Ramos mes të tjerash, ndërkohë që rivalitetin Barça-Real ai e ka konsideruar një faktor shumë të rëndësishëm edhe për sukseset e Spanjës në arenën ndërkombëtare. Sergio Ramos ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë kontratën e tij me Los Blancos e cila i skadon në fund të këtij sezoni, por gjasat më të mëdha janë që mbrojtësi spanjoll të largohet nga Los Blancos.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco