Shkëlqeu me medalje në Moskë, flet Evangjeli Veli: E kam shijuar atë moment, besoj se në Lojërat Olimpike do të...

Shkëlqeu me medalje në Moskë, flet Evangjeli Veli: E kam shijuar atë moment, besoj se në Lojërat Olimpike do të...

10:59, 08/04/2021

Peshëngritja vijon të mbetet një ndër sportet elitare në Shqipëri. Peshëngritësit shqiptar kanë mundur që mes vështirësive të korrin suksese të mëdha në arenën Europiane dhe Botërore, duke na bërë të gjithëve krenar.

Këtë radhë bëhet fjalë për Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, i cili po zhvillohet Rusi (3 prill – 11 prill).

Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli zhvilloi një paraqitje historike, duke marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes, ajo ngriti 89 kg në tre prova që zhvilloi. Në shtytje Veli u rendit e teta me 105 kg.

Sportistja e cila jeton në Greqi, pak muaj më parë paralajmëroi largimin nga sporti, për shkak të disa problemeve, por për fat të mirë diçka e tillë nuk ndodhi dhe vendosi të vijojë karrierën.

Ditën e sotme, Evangjeli Veli ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në 'Syri Tv' , ku foli për suksesin e arritur në Moskë, por edhe për vështirësitë që kishte pasur për përgatitjet e këtij kompeticioni madhor.

“Kam qenë tepër e lumtur në momentin që u ngjita në pedanë. E kam shijuar shumë atë moment dhe arrita të shpërthejë. Kam arritur një rezultat pozitiv. Përsa i përket Lojërave Olimpike besoj se do të marrë një rezultat më të mirë. Shpresoj që shteti të në vlerësojë për rezultatet e arritura.

Ky vit ka qenë shumë i vështirë për të bërë përgatitjet, për shkak të Covidit dhe lockdown-it.  Stërvitesha në shtëpi me sa mundësi kisha, por për fat të keq nuk mund ta mbash veten shumë lartë fizikisht. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco