Flick flet pas disfatës së Bayern: Ne komanduam ndeshjen

Flick flet pas disfatës së Bayern: Ne komanduam ndeshjen

08:53, 08/04/2021

Trajneri i Bayern Munich, Hans-Dieter Flick, analizoi humbjen 2-3 ndaj Paris Saint-Germain, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve : "Kundërshtarët tanë kanë shënuar tre gola në ato pak mundësi që patën, ndërsa ne kemi pasur shumë mundësi. Ne mund ta kishim mbyllur ndeshjen me një rezultat i mirë , por efektiviteti ynë para portës nuk ishte i mirë. Unë jam i kënaqur me performancën dhe mënyrën se si kemi luajtur. Kjo skuadër lufton në fushë për nëntëdhjetë minuta.

Padyshim që jemi të mërzitur, por duhet ta shndërrojmë këtë energji në një forcë shtesë për ndeshjen e kthimit. Goretzka dhe Sule kanë probleme muskulore, do të bëjmë disa teste për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Gabimi i Neuer? Ai na ka shpëtuar shumë herë, është më i miri në botë. Nuk më pëlqen të humbas, por nëse me të vërtetë na duhet ta bëjmë, unë preferoj ta bëj duke luajtur në këtë mënyrë. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco