Përfundojnë pjesët e para/ PSG po fiton ndaj Bayernit, Chelsea udhëheq ndaj Portos

Përfundojnë pjesët e para/ PSG po fiton ndaj Bayernit, Chelsea udhëheq ndaj Portos

21:58, 07/04/2021

Është mbyllur pjesa e parë në “Allianz Arena” mes Bayern Munchen dhe Paris Saint Germainit.

Francezët e nisën mjaft mirë takimin duke shënuar dy gola të shpejtë me autor, Mbappe (3’) dhe Marquinhos (28’), ndërsa dy asist u dhuruan nga Neymar. Kurse golin e vetëm për Bayernin e realizoi sulmuesi Maxim Choupo-Moting në minutën e 37’, shkruan SYRI.net.

Në duelin tjetër, Chelsea po fiton në transfertë me rezultatin 1-0 ndaj Portos. Golin e vetëm për londinezët e realizoi Mason Mount në minutën e 32'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco