Usain Bolt zgjedh mes Messit dhe Ronaldos, ka edhe disa fjalë për Mbappen

Usain Bolt zgjedh mes Messit dhe Ronaldos, ka edhe disa fjalë për Mbappen

20:57, 07/04/2021

Usain Bolt është duke pritur me padurim të ardhmen e Kylian Mbappes, ndërsa shpjegon pse ai preferon më shumë Cristiano Ronaldon sesa Lionel Messin.

Legjenda e atletikës ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport dhe, ndër të tjera, iu bashkua debatit të pafund për sulmuesin e Juventusit dhe atë të Barcelonës.

“Është e vështirë të zgjedhësh për mua sepse unë mbështes Argjentinën, por unë jam gjithashtu një tifoz i madh i Cristiano Ronaldos”.

“Unë e admiroj Ronaldon që kur ai luante te Manchester United pasi unë mbështes Djajtë e Kuq. Unë mendoj se ai ka diçka më shumë se Messi dhe sepse ai e ka dëshmuar veten në kaq shumë kampionate. Kështu që unë zgjedh Ronaldon”.

“Megjithatë, ka shumë lojtarë të rinj interesantë. Mbappé, për shembull. Unë po pres me padurim të di se çfarë i pret në të ardhmen këta talentët e rinj”, ka thënë Bolt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco