‘Juventus ka qenë i rëndësishëm për mua’, flet Zidane: Kthim në Itali? Nuk e di, le të shohim

‘Juventus ka qenë i rëndësishëm për mua’, flet Zidane: Kthim në Itali? Nuk e di, le të shohim

10:27, 07/04/2021

"Seria A është gjithmonë në zemrën time dhe Juventusi ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua, kam kaluar 5 vjet në Torino. A do të më shihni përsëri në Itali si trajner në të ardhmen? Nuk e di, tani jam këtu, le të shohim ". Kështu, iu përgjigj Zinedine Zidane pyetjes së gazetarit të “Sky Sport” rreth një kthimi të mundshëm si trajner në Itali pas përvojës tek bardhezinjë (si futbollist) nga 1996 në 2001.

Zizou gjithashtu komentoi  fitoren 3-1 të Real Madrid kundër Liverpool-it të Jurgen Klopp, që në mënyrë të qartë favorizon madrilenët në ndeshjen e dytë: " Unë jam i lumtur, kemi bërë një ndeshje të mirë . Por asgjë ende nuk është vendosur: ka edhe një ndeshje dhe duhet ta përfundojmë këtë punë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco