Çekiçi përfshihet në formacionin e javës në Turqi, sinjale Rejas që nuk e grumbulloi!

Çekiçi përfshihet në formacionin e javës në Turqi, sinjale Rejas që nuk e grumbulloi!

09:50, 07/04/2021

Endri Çekiçi po përjeton një moment të artë në futbollin turk. I transferuar gjatë kësaj vere te Ankaragucu nga Olimpija e Ljubljanës, mesfushori pogradecar është shndërruar në një lider te ekipi nga Ankaraja.

Tashmë ai është titullar stabël në skuadrën e tij dhe herë pas here arrin të asistojë dhe shënojë, por jo vetëm. Ai kontribuon shumë për shokët edhe kur nuk arrin të shënojë apo asistojë. Ankaragucu arriti një fitore minimale ndaj Antalyaspor dhe Çekiçi ishte një nga më të mirët në fushë. Loja e tij e mirë këtë sezon ka merituar që Çekiçi të jetë në formacionin më të mirë të javës së fundit në Superligën turke, përkrah emrave të rëndësishëm si Erkin, Samatta apo edhe Mame Diouf.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco