Guardiola flet pas fitores: Nuk u treguam shumë të zgjuar, Dortmund është ekip Championsi

Guardiola flet pas fitores: Nuk u treguam shumë të zgjuar, Dortmund është ekip Championsi

09:10, 07/04/2021

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka komenbtuar fitoren 2-1 të marrë në çerekfinalen e parë të Champions League kundër Borussia Dortmund.

“Në pjesën e parë nuk jemi treguar aspak të zgjuar me topin. Pjesa e dytë ka qenë më e mirë dhe kemi patur dy ose tri raste për të shënuar të dytin ose të tretin kundër ndeshja ishte 1-0. Do të kemi një shans tjetër javën e ardhshme.

Borussia është një skuadër tipike e Champions League. Ata kanë luajtur për shumë vite në këtë kompeticion dhe e dinë se çfarë duhet bërë. Ne do të shkojmë atje për të shënuar. 

Do të shkojmë në Dortmund për të fituar”, ka thënë spanjolli për BT Sport.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco