'Je shkarkuar': Trajneri nuk e pret mirë shakanë e 1 Prillit

'Je shkarkuar': Trajneri nuk e pret mirë shakanë e 1 Prillit

08:37, 07/04/2021

Tek skuadra rumune e CD Industria Galda de Hos ka ndodhur diçka e çuditshme. Klubi rumun i cili militon në kategorinë e tretë, vendosi që t’i bëjë një shaka trajnerit për ditën e 1 prillit ose ndryshe ditën e gënjeshtrave pas tre humbjeve.

Klubi vendosi që të publikojë në një shkrim me një të përditshme lokale duke i thënë se tekniku Stefan Fogorosi është i shkarkuar pas tri disfatave radhazi.

Pasi lexoi këtë artikull trajneri nuk e priti mirë dhe ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme. Drejtuesit dhe lojtarët i kanë thënë trajnerit që ishte një shaka për ditën e gënjeshtrave, por ai nuk e priti mirë dhe vendosi të largohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco