Vecino shërohet nga COVID-19

Vecino shërohet nga COVID-19

15:01, 30/03/2021

Mesfushori i Interit, Matias Vecino është shëruar nga COVID-19 dhe do bëjë disa testime para se t’i bashkohet grupit.

Lojtarët e “Neurazzurëve” kanë nisur të shërohen, ndërsa edhe portieri Samir Handanovic kishte rezultuar negativ.

Portieri pritet të rikthehet ndaj Bolognas, kurse Vecino ndoshta do jetë i gatshëm për këtë sfidë. Sidoqoftë, dyshja mbrojtëse Stefan de Vrij dhe Danilo D’Ambrosio vazhdojnë të jenë pozitiv dhe qëndrojnë në karantinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco