Odise Roshi nuk ia del, humbet ndeshjen me anglezët

Odise Roshi nuk ia del, humbet ndeshjen me anglezët

17:25, 28/03/2021

Odise Roshi nuk ia ka dalë dot të jetë gati për ndeshjen me Anglinë, e cila luhet ditën e sotme, duke filluar nga ora 18:00.

Futbollisti fierak kishte shfaqur probleme në stërvitje ditën e djeshme dhe duket se nuk ia ka dalë dot për të qenë gati për të luajtur.

Roshi nuk është as në stolin e rezervave dhe trajneri Reja nuk mund të llogarisë për ndeshjen e sotme.

Një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë kjo, pasi kujtojmë se ditën e djeshme u konfirmua edhe mungesa e Marash Kumbullës, i cili gjithashtu pësoi një dëmtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco