Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Nuk u lejuan në stadium, ‘TKZ’ shpalonin banderolën emocionuese në ‘Air Albania’

Nuk u lejuan në stadium, ‘TKZ’ shpalonin banderolën emocionuese në ‘Air Albania’

16:56, 28/03/2021

Shqipëria luan ditën e sotme me Anglinë, duke filluar nga ora 18:00, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e veçantë për kombin shqiptar, pasi në vendin tonë vjen një nga kombëtaret më të mëdha në botë, siç është ajo e “Tre Luanëve”.

Për këtë arsye, FSHF-ja i kërkoi qeverisë leje për të pasur një numër të caktuar tifozësh në stadium, por përgjigja e këtyre të fundit ishte negative, duke mos lejuar që ndeshja të luhet me tifozë.

Megjithatë, pavarësisht se e kanë të pamundur të jenë të pranishëm në  shkallët e stadiumit, tifozët e Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të bërë skuadrën të ndjejë praninë e tyre.

“TKZ”, janë futur në stadium pak orë para ndeshjes dhe kanë shpalosur një banderolë në të cilën shkruhet: “Sytë dhe zemrën te ju!”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco