Mbrojtësi serb nervozon edhe më shumë Ronaldon: Ai ka pikëpamjen e tij për situatën, por topi nuk e kaloi vijën

Mbrojtësi serb nervozon edhe më shumë Ronaldon: Ai ka pikëpamjen e tij për situatën, por topi nuk e kaloi vijën

14:55, 28/03/2021

Mbrojtësi serb Stefan Mitroviç komentoi vendimin e diskutueshëm të arbitrit në ndeshjen kundër Portugalisë (2: 2), ku mysafirëve nuk iu akordua një gol mjaft i rregullt, gjë që solli edhe një zemërim të këtyre të fundit.

Në fundin e ndeshjes sulmuesi portugez Cristiano Ronaldon, i cili shënoi një gol të rregullt, por arbitri nuk e akordoi me arsyetimin se topi nuk e kishte kaluar vijën fatale të plotë.

Edhe pse topi e kaloi qartë vijën, gjyqtarët nuk vendosën ta quanin dhe Ronaldo i revoltuar, duke hedhur shiritin e kapitenit, dhe duke u larguar nga fusha para përfundimit të ndeshjes, gjë që shprehu më tej pakënaqësinë e tij.

 “Ronaldo ka pikëpamjen e tij për situatën, ai mund të jetë i zemëruar, nuk mendoj se topi hyri brenda. Ne jemi të kënaqur me faktin që pas disavantazhit të dyfishtë në fund fituam një pikë, por nuk jemi shumë të lumtur sepse ne shkuam për fitore”, u shpreh mbrojtësi 30 vjeçar pas ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco