'Jam rrit me ty, jam rrit me luana', Graniti me dedikim të veçantë për Taulantin në ditëlindjen e 30-të

'Jam rrit me ty, jam rrit me luana', Graniti me dedikim të veçantë për Taulantin në ditëlindjen e 30-të

14:37, 28/03/2021

Luajnë në klube e kombëtare të ndryshme, por lidhja që kanë mes tyre, dy vëllezërit Xhaka, Graniti dhe Taulanti është jashtëzakonisht e fortë.

Graniti edhe njëherë ka treguar dashurinë e madhe  që e ka për vëllain e tij, Taulantin. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, futbollisti i Arsenal i uroi datëlindjen vëllait të tij të madh.

“Gjaku im, vëllai im, më jep këshilla kur kam nevojë e më jep mend. Jam rrit me ty, jam rrit me luana. Ti je pjesa ime e dytë se na ka ba nana, syri kurrë nuk t’u ka tremb, trupi më është rrëqeth në 2014 kur emri yt u përmend, rrnofsh me familje e me klevisin e kemi bërë krenar krejt farefisin. HAPPY BIRTHDAY” – shkroi Granit Xhaka në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco