VIDEO/ Federata surprizon Luca Modrid për rekordin e arritur, mesfushori shpërthen në lot

VIDEO/ Federata surprizon Luca Modrid për rekordin e arritur, mesfushori shpërthen në lot

11:24, 28/03/2021

Më shumë se e merituar. Luka Modric, mesfushori i Real Madrid, u bë këtë të shtunë, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Qipros,  lojtari me më shumë ndeshje të luajtura për Kombëtaren Kroate, me 135 të tilla.

Luka Modric, i cili bëri debutimin me Kroacinë në 1 mars 2006 në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës në Basel (Zvicër), ndeshje të cilën e fituan 3-2, barazoi rekordin e Darjo Srna-s të mërkurën e kaluar në ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës.

Këtë rekord, 35 vjeçari e festoi në mënryën më të mirë të mundshme, pasi kroatët arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0 ndaj qipriotëve.

Pas ndeshjes kundër Qipros, në grumbullim, atij iu bë një surprizë e këndshme nga Federata kroate e futbollit teksa iu dhurua një fanellë, një tortë e përgatitur për yllin e Real Madridit dhe iu shfaq një video e ndeshjeve të tij. Të gjithë lojtarët e Kombëtares kroate u ngritën në këmbë duke duartrokitur për kapitenin e tyre.

Ky ishte edhe momenti kur Luka Modric nuk i mbajti do lotët dhe filloi të qante. Një moment vërtet prekës dhe i veçantë në Kombëtaren kroate të futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco