Kualifikueset e Botërorit, Shqipëri - Angli, ja si pritet të rreshtohen ekipet

Kualifikueset e Botërorit, Shqipëri - Angli, ja si pritet të rreshtohen ekipet

11:05, 28/03/2021

Në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për javën e dytë të kualifikueseve të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kuqezinjtë e Edi Rejës kanë detyrën e vështirë të ndalin “tre luanët” e Gareth Sauthgate, të cilët kanë njohur vetëm fitore ndaj Shqipërisë, duke u mburrur me një rezultat të përgjithshëm 12-1 në katër ndeshjet e luajtura mes palëve.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes me skuadrën angleze, trajneri i Shqipërisë u shpreh se e kishte të qartë se kë do të hidhte në fushë nga minuta e parë, por nuk preferoi ta bënte publik, edhe pse disa indicie i dha, sikurse ishte aktivizimi nga minuta e parë e Armado Brojës, i cili e njeh mjaft mirë futbollin anglez apo i Frederik Veselit në mbrojtje.

Pas Marash Kumbullës, i cili u largua nga grumbullimi një tjetër lojtar që ka shfaqur shqetësim, është Odise Roshi, i cili pritej të aktivizohej si titullar.

Reja pritet ta nisëm me skemën 3-5-2, me Etrit Berishën në katërkëndëshin e portës. Treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Ismajli-Gjimshiti-Veseli. Dyshimet janë për krahët e mesfushës. Nëse Roshi para ndeshjes do të jetë “ok”, do të aktivizohet në të djathtë dhe Hysaj në të majtë.

Nëse nuk do të jetë 100% i gatshëm, Hysaj zhvendoset në të djathtë, për t’ia lënë vendin Lenjanit. Gjasula në qendër e në krahët e tij Bare e Qazim Laçi. Në vijën e parë, Broja duket i padiskutueshëm, ndërsa Cikalleshi është më avantazhuar se Myrto Uzuni për të qenë partner i futbollistit të Vitesses në sulm.

Ndërsa nga ana tjetër, Sauthgate ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion nga ndeshja me San Marinon. Tekniku anglez ndaj San Marinos luajti me formacionin 4-2-3-1, ndërsa kundër Shqipërisë do të hedhë në fushë një formacion 4-3-3.

Harry Megurie do të zëvendësojë Conor Coady në qendër të mbrojtjes, që së bashku me Stones, James dhe Chilwell do të përbëjnë 4-shen e mbrojtjes.

Mesfusha do të jetë e përbërë nga Foden, Mount dhe Rice, të cilët do të mbështesin 3-shen e sulmit Calvert-Lewin, Sterling dhe Kane. 

Formacionet e mundshme:

Shqipëria

Image

Anglia

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco