Shqipëria sfidon Anglinë në 'Air Albania, kuqezinjtë kërkojnë surprizën e madhe

Shqipëria sfidon Anglinë në 'Air Albania, kuqezinjtë kërkojnë surprizën e madhe

10:26, 28/03/2021

Shqipëria pret këtë të dielën në mbrëmje Anglinë e Gareth Southgate. Tre Luanët janë favoritë në grup dhe e nisën fushatën e tyre me një fitore 5-0 ndaj San Marinos të mërkurën. Anglia gjithashtu ka njohur vetëm fitoren ndaj Shqipërisë, duke u mburrur me një rezultat të përgjithshëm 12-1 në katër ndeshjet e luajtura mes palëve.

Sidoqoftë, Anglia nuk janë përballur me kuqezinjtë tanë prej gati 20 vitesh dhe Shqipëria përfaqëson një perspektivë shumë të ndryshme që nga ajo kohë. Të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, dhe duke fituar tre prej tyre, Shqipëria ka treguar rritje në cilësi,  duke besuar realisht se mund të befasojë anglezët dhe t’i rrëmbejnë së paku një pikë në sfidën e sotme.

Gjithsesi, problemet te kombëtarja para ndeshjes me Anglinë nuk mungojnë, duke qenë se Marash Kumbulla e ka të pamundur të jetë në fushë pas problemeve në gju, ndërsa në dyshim është edhe Odise Roshi. Sa i përket pjesës tjetër të grupit është në gatishmëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco