VIDEO/ Si sot e 20 vite më parë: FSHF kujton supergolin e Rrakllit ndaj Anglisë

VIDEO/ Si sot e 20 vite më parë: FSHF kujton supergolin e Rrakllit ndaj Anglisë

09:36, 28/03/2021

Shqipëria luan këtë të dielë një ndeshje mjaft të rëndësishme.

Kuqezinjtë tanë përballen me Anglinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Përmes rrjeteve sociale, Federata Shqiptare e Futbollit ka kujtuar golin e vetëm ndaj Anglisë të shënuar si sot 20 vite më parë (28 mars 2001) nga Altin Rraklli.

Sulmuesi, i cili ishte futur në lojë si zëvendësues, realizoi në minutën e 93-të një gol të bukur duke zënë në befasi mbrojtjen angleze.

E veçanta është se Rraklli realizoi sërish në minutën e 94-t kur rezultati ishte 1-2 për anglezët, duke barazuar në 2-2, por asistenti dhe më pas arbitri luksemburgas, Hamer, e anuluan golin për pozicion jashtë loje të Rrakllit, që në fakt ishte inekzistent. Ky rast është përdorur si shembull dhe interpretuar më vonë edhe në seminaret e UEFA-s, duke e konsideruar gabim vendimin e arbitrave, pasi goli ishte i rregullt.

Ishullorët triumfuan me rezultatin 3-1, por minutat e fundit ishin mjaft emocionuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco