Trajneri i Portugalisë: Topi ishte gjysmë metri brenda portës, arbitri më kërkoi falje

Trajneri i Portugalisë: Topi ishte gjysmë metri brenda portës, arbitri më kërkoi falje

08:37, 28/03/2021

Një episod skandaloz u regjistrua në Beograd në sfidën mes Serbisë dhe Portugalisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, që përfundoi në barazim 2-2. Në minutat shtesë, Cristiano Ronaldos, nuk iu akordua një gol i rregull, teksa nga pamjet duket qartë që topi e kaloi vijën fatale.

Image

Ky moment acaroi tej mase yllin e Juventusit, i cili u largua i tërbuar pas këtij momenti. Ndërkohë në deklaratën e dhënë në përfundimin e ndeshjes, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, zbuloi se gjyqtari i takimit, holandezi Makelie, iu kishte kërkuar falje në dhomat e zhveshjes.

Image

“Arbitri më kërkoi falje në dhomat e zhveshjes dhe më tha se i vinte turp për atë çfarë kishte ndodhur. Kam shumë respekt për të, por është absurde të mos ketë VAR në këto nivele. Arbitrat bëjnë gabime të ndryshme, por duhet teknologjia. Topi ishte gjysmë metri brenda portës.” tha ndër të tjera Santos.

Image

Ai foli edhe për reagimin e Cristiano Ronaldos, duke u shprehur: “Unë nuk e di çfarë ka ndodhur, është normale të jesh i irrituar, sepse ai shënoi golin e fitores, por gjithsesi kjo është një temë e mbyllur, që nuk do t’i shkojmë më tej”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco