VIDEO/ Ronaldos i mohojnë golin e fitores, portugezi largohet nga fusha i tërbuar

VIDEO/ Ronaldos i mohojnë golin e fitores, portugezi largohet nga fusha i tërbuar

08:19, 28/03/2021

Në Serbi-Portugali , një ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Kualifikuesve të Kupës së Botës “Katar 2022”, ndodhi gjithçka.

Skuadra e Fernando Sando nuk shkoi më shumë se një barazim (2-2) , edhe pse ndeshja mund të kishte përfunduar me një fitore të portugezëve.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e fundit (94), por arbitri në fund vendosi të mos e jepte, duke gjykuar se topi nuk e kishte kaluar plotësisht vijën. Ronaldo, i tërbuar nga ky vendim, doli nga fusha duke hedhur shiritin e kapitenit në tokë. Gjatë këtyre kualifikueseve, VAR dhe Goal Line Technology nuk përdoreshin, episodi nuk mund të verifikohej dhe rezultati për këtë arsye mbeti në 2-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco